LAJMI I FUNDIT:

Banorët zbulojnë tanket e braktisura ruse në mal

Banorët zbulojnë tanket e braktisura ruse në mal

Rusët mbetën të befasuar kur zbuluan dhjetëra tanke të modelit T-80 të braktisura në një mal, por oficerët ushtarakë thonë se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë tregim.

Rreth 100 tanke janë zbuluar afër stacionit hekurudhor të Elanovskayas, rreth 100 kilometra jashtë qytetit Yekaterinburg në Malet e Uraleve, shkruan gazeta “Kommersant”.

Prania e tyre është zbuluar pasi një faqe interneti e një gazete lokale postoi një video me tanket, të mbuluara me një shtresë të madhe bore dhe duke pushuar paqësisht ndërmjet hekurudhës dhe malit pa rojën e personelit ushtarak.

“Ka tanke të braktisura sa të duash në mal. Nëse të duhet një, eja merre”, dëgjohet zëri i një personi prapa kamerës në videon e postuar në “E1.ru”, derisa kamera incizon tanket e braktisura.


Zëdhënësi i ushtrisë për rajonin Volga-Ural, degë e ushtrisë ruse që mbulon këtë rajon, tha se tanket po transportoheshin drejt një baze ushtarake si pjesë e një operacioni rutinor logjistik.

“Ndodhë që kanë mundur t’i incizojnë me kamerë. Ky nuk është një sekret ushtarak, ndërsa vendosja e një rojë afër secilit tank është e pamundur”, tha zëdhënësi i ushtrisë Ruse Dmitry Burdakov. /Telegrafi/