LAJMI I FUNDIT:

Silikonët ia shpëtuan jetën

Silikonët ia shpëtuan jetën

Impiantet e silikonit të madhësisë D ia shpëtuan jetën një gruaje pasi që një vrasës hapi zjarr drejt e në gjoksin e saj me pushkë gjysmëautomatike. Silikonët ia mbrojtën organet vitale.

Lydia Carranza ishte në punë, në një ordinancë stomatologjike në Beverly Hills, kur një burrë i armatosur hyri brenda dhe filloi të shtie me armë. E qëlloi Lydian drejt e në zemër, por njëri prej silikonëve të saj ngadalësoi plumbin dhe ndaloi të depërtojë në organet vitale.

Carranza ishte ulur vetëm disa metra më larg kur burri hapi zjarr në bashkëshorten.
“Ajo është femër me fat”, tha krirugu Ashkan Ghavami. “Mbetjet e plumbit ishin vetëm disa milimetra larg zemrës së saj dhe organeve vitale. Sikur të mos i kishte implantet e silikonit nuk do të mbijetonte”.

Carranza, gjyshe e dy nipave, kishte vendosur silikonët para disa viteve për t’i rritur gjinjtë nga numri dy në katër. /Telegrafi/