LAJMI I FUNDIT:

Supermarketi i zemrave të vetmuara

Supermarketi i zemrave të vetmuara

Kur para dy muajve në Pekin u hap Supermarketi i dashurisë i cili bashkon zemrat e vetmuara, askush s’kishte shpresuar se do të ketë kaq shumë sukses. Por pronarët e tij sot mund të mburren, pasi produktet e tyre kanë gjetur myshterinjtë.

Supermarketi i dashurisë, me emrin zyrtar “Të kërkoj”, është hapur në Pekin në Ditën e të dashuruarve më 2009, punon si një lloj ndërmjetësuesi – të vetmuarit gjejnë partnerët të interesuar për lidhje të gjatë e jo aventurë të përkohshme.

Klientët duhet të paguajnë nga 20 juanë (tre dollarë), e pastaj mund të kërkojnë informacionet private (emrin, moshën, fotografinë, të ardhurat, profesionin…) e partnerit potencial. Dyqani i dashurisë deri më tash ka mbledhur mijëra njerëz dhe ka arrit t’i bëjë bashkë rreth 50 çifte.

Të dhënat me fotografitë janë ekspozuar nëpër kornizat digjitale të murit të supermarketit, ndërsa secili individ e ka nga një numër identifikues nëpërmjet të cilit të interesuarit mund të bien në kontakt me ta.