LAJMI I FUNDIT:

Gjeniu i vogël

Gjeniu i vogël

Ethan Bortnick nga Florida është vetëm nëntë vjeç, ndërsa prej moshës tre vjeçare mësoi të luaj në piano, derisa kur ishte pesë vjeç filloi edhe të kompozojë.

Ky gjeni i vogël të mërkurën performoi në muzeun “Grammy” në Los Angeles para më shumë se 200 studentëve, ndërsa në fillim të këtij muaji ai iu bashkëngjit Barbara Streisand, Kanye West, Celine Dion dhe grupit Black Eyed Peas dhe së bashku me ta incizoi këngën “We are the World” si ndihmë për grumbullimin e parave për fëmijët e prekur nga tragjedia e tërmetit në Haiti.