LAJMI I FUNDIT:

Hakeri që publikoi sekrete financiare mori emrin Robin Hood

Hakeri që publikoi sekrete financiare mori emrin Robin Hood

Një haker anonim mori emrin Robin Hood, në vendlindjen e tij në Letoni, pasi i dorëzoi televizionit shtetëror dokumente sekrete nga bankat dhe firmat shtetërore.

Hakeri, i cili përdor pseudonimin Neo, sipas pamjes së tij nga heroi i filmit “Matrix”, thotë se dëshiron që edhe qytetarët ta dinë se kush po pasurohet nga recesioni në Letoni, njofton BBC.

Qeveria dhe policia është vënë në ndjekje të tij për prishjen e sigurisë.

Hakeri anonim thotë se ka në posedim më shumë se shtatë milionë dokumente të besueshme tatimi nga shërbimet e ndryshme shtetërore.


Besohet se Hakeri jeton në Britani.

Udhëheqësi i televizionit shtetëror Ilze Nagla thotë se ai tashmë ka mbërritur kult statusin në Lituani. /Telegrafi/