LAJMI I FUNDIT:

Kriminelja me lugë hapë tunelin drejt lirisë

Kriminelja me lugë hapë tunelin drejt lirisë

Një e burgosur 35 vjeçare, e cila po e vuante dënimin në burgun holandez në Bredi kishte hapur me lugë tunelin për tu arratisur jashtë rrethojave të burgut.

Kriminelja e rrezikshme të shtunën gropoi tunelin dhe kështu iku nga burgu holandez në Bredi”, tha zëdhënësi i prokurorisë Wim de Bruin për agjencinë e lajmeve AFP.

Zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë Jochgem van Opstal ende nuk e ka bërë publike pse kjo femër ka qenë në burg dhe nëse hyrja e tunelit ndodhet në dhomën e saj.

Të martën ajo ende konsiderohej si e arratisur. /Telegrafi/