LAJMI I FUNDIT:

Stripi i parë i Supermanit është shitur për një milion dollarë

Stripi i parë i Supermanit është shitur për një milion dollarë

Një ekzemplar i rrallë i stripit të parë në të cilin paraqitet Supermani, i publikuar në vitin 1938, është shitur dje në Amerikë për shumën rekorde prej një milion dollarë, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Në kopertinën e stripit “Actions Comics No.1” për herë të parë shihet Supermani duke mbajtur në ajër një automobil sikur të ishte kuti shkrepëse para një grupi të habitur të njerëzve.

Në vitin 1938 ky strip kushtonte 10 centë. Rekordi i deritashëm i çmimit të stripit ishte 17.000 dollarë ndërsa ky rekord ishte arritur vitin e kaluar.

Po ashtu bëhej fjalë për numrin e parë të strupit “Actions Comics” ndërsa ndryshimi në çmim sqaron se ekzemplari i shitur dje ishte në kualitet shumë më të mirë. Emri i koleksionistit nuk është bërë publik, njofton AP. /Telegrafi/