LAJMI I FUNDIT:

“Superman-i” në aksion në Argjentinë

“Superman-i” në aksion në Argjentinë

Një burrë i panjohur u shpall hero kur kohë më parë shpëtoi jetën e një shoferi të kombibusit.

Kjo ngjarje e pazakontë, e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës ndodhi në Argjentinë. Kombibusi u ndal mbi shinat e trenit derisa treni po vinte me shpejtësi në drejtim të tij.

Burri, të cilin në internet kanë filluar ta quajnë Superman, nuk humbi kohë dhe vendosi që vetë ta shtyjë kombibusin vetëm disa sekonda para se treni ta godiste duke rrezikuar kështu edhe jetën e tij. /Telegrafi/