LAJMI I FUNDIT:

Femrave u pëlqejnë rrëfimet me vrasje dhe dhunë

Femrave u pëlqejnë rrëfimet me vrasje dhe dhunë

Gjinia e ndjeshme preferon letërsinë agresive. Arsye për këtë është frika se edhe ato mund të bëhen viktimë e ndonjë maniaku dhe shpresojnë se në këto libra do të gjejnë ndonjë këshillë si të mbrohen.

Shumë njerëz mendojnë se janë burrat, të njohur si gjinia më agresive, zgjedhin më me dëshirë të lexojnë për temat agresive. Megjithatë janë femrat ato që pëlqejnë këto tema, por për këtë nuk është fajtor agresiviteti i fshehur ose i imponuar, por frika.

Disa femra besojnë se prapa motiveve të disa vrasësve fiktiv mund t’i identifikojnë rreziqet ose qëllimet e këqija të dashnorëve të tyre ose të huajve, si dhe mundohen të zbulojnë ndonjë strategji veprimi për t’i mbijetuar situatave të krizës.

Autorët e librit ”Social Psychological and Personality Science” Amanda M. Vicary dhe R. Crhis Fraley, thonë se është frika për të mos u bërë edhe ato viktima të krimeve të tilla që i detyron femrat të lexojnë letërsi të tillë për t’i mësuar teknikat dhe strategjitë për ta shpëtuar kokën në rast rreziku.


Në secilën libër që një femër lexon mëson diçka të re në atë temë dhe mëson diçka të re për ndonjë vrasës dhe viktimat e tij dhe me këtë ato vetëm sa e shtojnë frikën dhe krijon kundërefekt tek to. /Telegrafi/