LAJMI I FUNDIT:

3-vjeçari me IQ si të Bill Clintonit

3-vjeçari me IQ si të Bill Clintonit

Djaloshi 3-vjeçar William Potter nga Britania e Madhe është një prej anëtarëve më të rinj të Mensa-s, një organizate që mbledhin trurin e botës, respektivisht njerëzit me inteligjencë të lartë.

Përkundër moshës së tij, Potter është në gjendje të zgjidhë detyra të vështira matematikore, ka filluar të mësojë gjuhën kineze dhe atë spanjolle, ndërsa i pëlqen t’i analizojë hartat derisa udhëton në makinë me prindërit e tij.

Në testin e inteligjencës, IQ, William ka fituar madje 140 pikë, duke u radhitur në mesin e njerëzve me të mençur në botë – dhe kështu menjëherë është pranuar në organizatën Mensa, që ka vetëm 30 anëtarë që janë nën moshën 10-vjeçare.

Me fjalë të tjera, William ka inteligjencën e barabartë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, raporton gazeta Daily Mail. /Telegrafi/