LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtri 9-vjeçar i picave

Mjeshtri 9-vjeçar i picave

Giovanni Di Palma dhe i biri i tij Johnny para dy vitesh janë zhvendosur nga New Yorku drejt Atlantas, ku kanë hapur picerinë e tyre – ushqimin të cilin e kanë gatuar edhe paraardhësit e tyre.

Johnny, 9-vjeçar kishte filluar të gatuante picat qysh në moshën 4-vjeçare, ndërsa sot njihet si mjeshtër i vërtetë në përgatitjen e këtij ushqimi tradicional italian.

Për mjeshtërinë e tij ka raportuar edhe gjiganti televiziv amerikan CNN – për të cilin Johnny ka thënë se do të dëshironte t’i mësojë fëmijët të tjerë të gatuajnë pica. /Telegrafi/