LAJMI I FUNDIT:

Vjedh 1.200 palë këpucë

Vjedh 1.200 palë këpucë

Një mashkull ka vjedhë 1.200 palë këpucë. Në të shumtën e rasteve ai i kishte vjedhur ato gjatë ceremonive mortore, pasi që në Korenë e Jugut është traditë që në ceremoninë e varrimit të pranishmit të zbathen për të nderuar kështu të ndjerin.

Mashkulli, i njohur me emrin Park, këpucët e shtrenjta i kishte mbathur, ndërsa ato të lira i kishte hedhur në bërllok.

Fatmirësisht, policia ka arritur të kapte Parkun, derisa përpiqej t’i vidhte tri palë këpucë gjatë një ceremonie mortore, ndërsa pasi ka bastisur shtëpinë e tij ka gjetur edhe 1.200 palë këpucë të tjera. /Telegrafi/