LAJMI I FUNDIT:

Supergjyshja godet hajnin në dyqan

Supergjyshja godet hajnin në dyqan

Kur gjyshja e jashtëzakonshme nga Bostoni kuptoi se dyqani në të cilin ajo blen çdo ditë do të plaçkitet, vendosi t’i merr gjërat vetë në dorë. Vendosi t’i qërojë hesapet me hajnin i cili ishte dyfish më i gjatë se ajo.

Derisa hajni përpiqej t’ia merrte pronarit paratë nga arka, gjyshja mori skanerin e çmimeve nga banaku dhe e goditi disa herë në kokë. Plaka 75 vjeçare kështu arriti ta dëbojë hajnin nga shitorja duarthatë.

Policia arrestoi Michael McInnis tri ditë pas tentim plaçkitjes, ndërsa akti i gjyshes së fortë i habiti jo vetëm ata por edhe opinionin amerikan, pasi që mediat shfaqën xhirimin, shkruan gazeta “Daily News”. /Telegrafi/