LAJMI I FUNDIT:

Web faqja tregon vendet e përshtatshme për plaçkitje

Web faqja tregon vendet e përshtatshme për plaçkitje

Ata të cilët në profilet e tyre, në kuadër të faqeve për komunikim siç janë “Twitter” ose “Buzz”, shkruajnë pa u lodhur çfarë bëjnë dhe ku shkojnë, duhet të mendojnë dy herë para se t’i plasojnë informatat e tilla në opinion.

Faqja e re e titulluar “Please Rob Me” (“Të lutem më plaçkit”) tregon në të vërtetë rrezikun që pavetëdije të zbuloni se për sa kohë nuk jeni në shtëpi dhe sa gjatë do të mungoni.

Edhe pse duket argëtuese të shkruash për veten dhe të shohësh se kjo u intereson edhe të tjerëve, duke u treguar njerëzve se ku gjendeni bëheni viktime e mundshme e plaçkitësve.

Kreatorët e faqes së re sqarojnë: “Kur shkojmë në pushim, lëmë dritën e ndezur në dhomë, ndërsa në anën tjetër në internet të gjithëve u tregojmë se nuk jemi në shtëpi”.


PleaseRobMe.com grumbullon “informacione të besueshme” dhe krijon listën e atyre “që e kanë lënë shtëpinë e zbraztë”, dhe me vizitorët e vet shkëmben informacione duke i titulluar “shanset e reja”. /Telegrafi/