LAJMI I FUNDIT:

Fituan 56 milionë funte në Euro Loto

Fituan 56 milionë funte në Euro Loto

Justine dhe Nigel të shtunën u bënë fituesit e shumës më të madhe të lotos në histori. Çfarë do të bëjnë me 56 milionë funte, ende nuk dihet, por fitoren e festuan me modesti – me nga një sandviç të blerë në supermarket.

Nigel Page (43 vjeç) dhe Justine Laycock (41 vjeç) nga Cirencestera të shtunë u bënë më të pasur saktësisht me 56.008.113 paund, të cilat i fituan në loton Euro Millions. Me këtë ata u bënë fituesit e shumës më të madhe të lotos në histori, duke tejkaluar edhe shumën e deritashme prej 40 milionë funtesh.

Page e kuptoi krejt rastësisht se është fituese pasi dëgjoi në radio se ‘jackpoti’ prej 113 milionë funte, fituesi britanik i ndanë me një fitues nga Spanja. Kontrolloi tiketën e tij në faqen e internetit të lotarisë nga ku iu paraqit porosia: “Urime, keni fituar 56 milionë funte”.

Çifti i lumtur jeton që tetë vite së bashku në një shtëpi me tri dhoma dhe tre fëmijë nga martesat e mëhershme. Kur Justine i tregoi vajzës së saj 15 vjeçare Georgijas të shtunën, ajo vetëm bëri me dorë dhe tha “spo ma ndien”, duke menduar se nëna dëshiron ta zgjojë sa më herët nga gjumi.


Nigel, i cili përndryshe merret me parashutizëm, tha: “Kam kërcyer nga aeroplani nga lartësi disa kilometra, por asgjë nuk mund të krahasohet me këtë ndjenjë!” /Telegrafi/