LAJMI I FUNDIT:

Zvicerani mbajti frymën 19 minuta e 21 sekonda

Zvicerani mbajti frymën 19 minuta e 21 sekonda

Zvicerani Peter Colat theu rekordin botërorë në mbajtjen e frymës, duke qëndruar nën ujë 19 minuta e 21 sekonda. Ai e kreu këtë test në një pishinë në St. Gallen të Zvicrës dhe siç tha - 12 minutat e parë e pati shumë lehtë.

Sipas rregullores së Librit të Rekordeve Guinness, Colat është lejuar që para se të zhytej në ujë të thithë oksigjen të pastër për dhjetë minuta.

Duke qëndruar pa marrë frymë 19 minuta e 21 sekonda, Colat ka thyer rekordin botëror, të cilin deri më tash e mbante italiani Nicola Pugitano. Rekordi i Pugitanit ishte 16 minuta e dy sekonda. /Telegrafi/