LAJMI I FUNDIT:

Studenti arab pagoi 97.000 dollarë gjoba trafiku

Studenti arab pagoi 97.000 dollarë gjoba trafiku

Një student nga Arabia Saudite ka bërë 400 shkelje trafiku që prej vitit 2008 në Dubai, dhe për këtë arsye ka paguar në total 97.000 dollarë gjoba, njoftuan mediat lokale të Dubait.

Studenti ka evituar policinë në dy vitet e fundit por ata më në fund arritën ta kapin dhe e detyruan t’i paguajë 69.000 dollarë për shkeljet “normale” të trafikut, shkruan gazeta “Khaleej Times”.

Ai po ashtu duhet t’i paguajë edhe 27.000 dollarë për ta marrë automobilin e tij të shtrenjtë i cili është konfiskuar nga policia.

Por rimarrja e automobilit nuk do t’i ndihmojë aq shumë atij pasi policia ia ka konfiskuar atij edhe patentë shoferin, shkruan Gulf News. /Telegrafi/