LAJMI I FUNDIT:

Deshi të bëhej romantik, u bë horë!

Deshi të bëhej romantik, u bë horë!

Një adhurues i hokejit në akull dhe tifoz i New York Rangers për ditën e Shën Valentinit dëshiroi t’i propozojë fejesë të dashurës së tij gjatë një ndeshje hokeji, në Madison Square Garden përmes një porosie në ekranin e madh të sallës. Por reagimi i nuses së ardhshme nuk doli ashtu siç e priste i dashuri i saj.

Kur në ekran u paraqit porosia, “Melisa, a po bëhesh nusja ime? Nick”, vajza e shokuar vetëm mbylli gojën me dorë. E habitur për një moment e shikoi të dashurin e saj dhe pastaj u largua ngadalë nga salla e humbur krejtësisht.

I humbur mbeti edhe i dashuri i saj, i cili mbeti si i shtangur i ulur në vendin e tij.