LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

Berlusconi u dërgon lule të gjitha të dashurave të tij

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi deklaroi se do t’i dërgojë lule “të gjitha të dashurave të tij” për ditën e Shën Valentinit.

Në pyetjen e gazetarëve se si do ta kalojë ditën e Shën Valentinit, kryeministri tha duke qeshur se “do ta shfrytëzoj kompjuterin për t’i dërguar lule të gjitha të dashurave të mija”.

Berlusconi (73 vjeçar), njëri ndër njerëzit më të pasur në Itali, ka qenë i përfshirë në një skandal seksual kur njëra prej femrave të agjencisë për përcjellje deklaroi se është paguar të flejë me kryeministrin në rezidencën e tij në Romë.

Berlusconi tha se kurrë nuk ka paguar për shërbime seksuale, por pranoi se “as shenjtor” nuk është.


Bashkëshortja e dytë e Berlusconit Veronica Lario kërkoi shkurorëzim vitin e kaluar pasi kryeministri mori pjesë në festën e ditëlindjes së 18-të të manekines nga Napoli. /Telegrafi/