LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli shtatzënë pret fëmijën e tretë

Mashkulli shtatzënë pret fëmijën e tretë

Mashkulli i parë në botë që kishte mbetur shtatzënë, raportohet se është duke pritur edhe fëmijën e tij të tretë.

Thomas Beatie, që ishte lindur femër dhe i ishe nënshtruar procedurës për ndryshimin e gjinisë, është bërë një sensacion botëror dhe ishte paraqitur në emisionin e Oprah Winfrey kur për të parën herë kishte zbuluar se ishte shtatzënë në vitin 2008. Vajza e tij e parë, Susan, u lind në qershor të po atij viti.

Beatie dhe gruaja e tij Nancy u bënë prindër përsëri në qershorin e vitit të kaluar, kur ai lindi djalë. Ndërsa sipas faqes MomLogic, Beatie tash është përsëri shtatzënë me fëmijën e tretë të tij./Telegrafi/