LAJMI I FUNDIT:

“Taxi Walker” numëron hapat dhe kursen paratë

“Taxi Walker” numëron hapat dhe kursen paratë

Aparati më i ri digjital i shpikur në Japoni, me emrin “Taxi Walker” tregon numrin e hapave të cilët nevojitën për t’i bërë nga pika A në pikën B, në mënyrë që t’i ikni vozitjes së panevojshme me automobil.

Aparati me madhësinë e një kutie të vogël, tregon se edhe sa para mund t’i kurseni duke ecur në këmbë në një relacion në vend se të voziteni me taksi.

“Taxi Walker” mund të shërbejë edhe si trajner personal për numrin e kalorive të shpenzuara gjatë ecjes.

Ky aparat interesant, i cili kujdeset si për shëndetin ashtu si edhe për kuletën tuaj, kushton 17 euro. /Telegrafi/