LAJMI I FUNDIT:

Ankohet për kafenë, ia ndaloj hyrjen në kafiteri

Ankohet për kafenë, ia ndaloj hyrjen në kafiteri

Për të hequr qafe një myshteri i cili gjithmonë ka qenë i pakënaqur drejtoria e lokalit Tim Horton ia ka ndaluar Jimmy Craigut nga St. Andrews hyrjen për jetë në dy kafiteritë e saj.

Craig nuk ishte i kënaqur me shijen e kafesë. Sipas tij, kafja nuk ishte e pjekur sa duhet.

“Kishte ngjyrë si të hirtë, ishte thjesht si ujë i valë. Sa nuk volla prej saj”, ka thënë i përjashtuari Jimmy për CBC.

Pasi që për shkak të kafesë së keqe është takuar me udhëheqësin e kafiterisë, pronarin dhe zyrën kryesore, Craigut në fund i është ndaluar hyrja në lokalet e tyre.


Pronari i lokalit Edwin Dow ka thënë se Craig ka maltretuar personelin me ankesat e tij të vazhdueshme dhe se ata janë dashur që gjithmonë është dashur t’i përshtaten tekave të tij.

Mirëpo Craig ka vendosur që të mos dorëzohet dhe ka angazhuar një avokat i cili do të tentojë t’ia anulojë këtë ndalesë.