LAJMI I FUNDIT:

Tatuazh me logon e hekurudhës për bileta falas

Tatuazh me logon e hekurudhës për bileta falas

Një australian ka bërë tatuazh në kraharor logon e një kompanie hekurudhore, vetëm që prindërit e tij të marrin bileta falas për një udhëtim me tren nëpër Evropë.

Grant Burton dëshiroi tua bëjë një dhuratë speciale prindërve në 40 vjetorin e martesës, por ai është i papunë dhe nuk kishte para të mjaftueshme.

Duke e ditur se prindërit e tij dëshironin të udhëtonin për në Evropë, Grant kontaktoi me firmën “EuRail” dhe i pyeti ata nëse do t’ia jepnin dy bileta sikur ai të bënte diçka krejtësisht të çmendur për promovimin e firmës së tyre.

Oferta e tij ishte të bënte një tatuazh me emrin e firmës së tyre, dhe ata për çudi e pranuan ofertën.


Shefat e stacionit hekurudhor “Eurail.com” thanë se kanë qenë aq shumë të kënaqur me veprimin e Burtonit bile ata ia dhuruan edhe atij një biletë gratis. /Telegrafi/