LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët kërkojnë avokatë për shtazët shtëpiake

Zviceranët kërkojnë avokatë për shtazët shtëpiake

Gjatë muajit të ardhshëm Zvicra do të organizojë një referendum për të vendosur nëse kafshët shtëpiake në këtë vend duhet të kenë avokatin e tyre.

Vitin e kaluar Zvicra ka ndryshuar kushtetutën e saj – për ta mbrojtur botën bimore, dhe ka sjellë një ligj që garanton të drejta për të gjitha gjallesat – ndërsa tash planifikon të organizojë një referendum nëse shtazët shtëpiake duhet të kenë të drejtën për avokatë.

Nëse zviceranët e pranojnë këtë ide, atëherë secili kanton në këtë shtet duhet ta ketë avokatin për manarë dhe shtazë të fermës, në mënyrë që të mbrohen nga keqtrajtimet.

Fshatarët dhe qeveria janë kundër kësaj ideje, mirëpo kjo çështje duhet të zgjidhet, ngase miqtë e shtazëve kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të kërkuar shqyrtimin e këtij problemi. /Telegrafi/