LAJMI I FUNDIT:

Banditi plakush vazhdon me plaçkitje

Banditi plakush vazhdon me plaçkitje

Zyra e FBI-së në San Diego vazhdon ta kërkojë plakushin kriminel, i cili këto ditë ka kryer edhe një plaçkitje të bankës. Plaku i moshës 60-70 vjeçare, i quajtur nga policia “Geezer bandit” (Banditi plakush), këto ditë ka plaçkitur bankën e gjashtë me radhë.

Plakushi, gjatë plaçkitjes që ka kryer javën e kaluar, ishte i armatosur me një pistoletë gjysmë-automatike, ndërsa arkëtares i kishte dorëzuar një pusullë – me porosinë t’ia dorëzonte paratë, përndryshe do të mund të pësonte keq.

Nuk është bërë e ditur se sa para i kishte marrë me vete plakushi. Sidoqoftë, kjo është plaçkitja e tij e radhës, pas një pauze 2 muaj e gjysmë.

Gjatë plaçkitjeve, ai bartë në kokë një kapele bejsbolli, ngjyrë të bardhë ose të zezë. Ndërsa policia tashmë ka ofruar tri shpërblime të ndryshme për informatat që do të çonin në kapjen e tij. /Telegrafi/