LAJMI I FUNDIT:

Një rrugë e mbështjellë

Një rrugë e mbështjellë

Rruga Somerville në Worcester, është rruga ku më se shumti britanikë kanë përjetuar ndonjë lloj të fatkeqësisë – kështu që kompania e sigurimeve Confused ka vendosur ta mbështjellë atë të tërën me material plastik, çfarë përdoret për transport të mobileve dhe gjërave të thyeshme.

Marrë parasysh faktin se në 10 vjetët e fundit kjo kompani, brenda vitit, u ka paguar palëve të dëmtuara deri në 10 dëmshpërblime – për shkak të fatkeqësive të ndryshme që kanë përjetuar në këtë rrugë – Confused.com ka vendosur që këtë rrugë ta mbështjellë në tërësi. Së paku përkohësisht…

Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kanë dashur të rrisin sigurinë dhe t’ua ngrenë vetëdijen njerëzve që jetojnë në atë rrugë për fatkeqësitë që mund t’i përjetojnë. Ata i kanë mbështjellë veturat, hyrjet e shtëpive, biçikletat, shtëpizat e qenve, e madje edhe drunjtë.

Zëdhënësi i shtëpisë së sigurimeve Confused, ka thënë se për shkak të temperaturave ekstreme të ulëta, është pritur rritje e aksidenteve në komunikacion, andaj kjo fushatë kishte për qëllim vetëdijesimin e njerëzve që jetojnë në këtë lagje. /Telegrafi/