LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë e kriminelëve në përmendore

Fotografitë e kriminelëve në përmendore

Fotografitë e kriminelëve shumë shpejt do të gjenden në muret e objekteve kulturore në Southampton – kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij qyteti, të cilët shpresojnë se me këtë veprim do t’i ndihmojnë policisë t’i gjejnë ata që prishin rendin dhe sigurinë në këtë qytet.

Në muret e këtyre objekteve, gjithashtu do të gjenden edhe fotografitë e personave të zhdukur.

Për këtë projekt është blerë një projektor me vlerë mbi 3.000 euro – ndërsa së shpejti do të fillojë realizimi i tij.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti, pushteti planifikon t’ua tërheqë vëmendjen shoferëve të jenë më të kujdesshëm. /Telegrafi/