LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli nga Kalifornia do të lindë një fëmijë

Mashkulli nga Kalifornia do të lindë një fëmijë

Scott Moore dhe bashkëshorti i tij Thomas nga Kalifornia janë në pritje të fëmijës së tyre, që pritet të lindë brenda një muaji. Zyrtarisht, Scot njihet si mashkulli i dytë në botë shtatzënë, që do të lindë fëmijë.

Scott dhe Thomas ishin lindur si fëmijë të gjinisë femërore, mirëpo kurrë nuk kishin qenë të lumtur me këtë fakt, andaj me anë të operimit kishin ndërruar gjininë dhe ishin bërë meshkuj.

Scott dikur quhej Jessica, dhe qysh në moshën 11 kishte dëshiruar të ndërronte gjininë, gjë të cilën e kishte arritur në moshën 16-vjeçare, por nuk i kishte larguar edhe hormonet femërore.

Për dallim prej tij, Thomas ka ndërruar gjininë vitin e kaluar dhe ishte bërë tamam mashkull.


Rasti i parë kur një mashkull kishte lindur fëmijë, është shënuar po në SHBA, në Oregon. Në vitin 2008 Thomas Beatie kishte lindur një vajzë, lajm që kishte shokuar botën. /Telegrafi/