LAJMI I FUNDIT:

Që 33 vjet ruan një top bore në frigorifer

Që 33 vjet ruan një top bore në frigorifer

Prena Thomas nga Florida që 33 vjet në frigoriferin e saj ruan një top bore. Ajo ishte befasuar shumë kur në vitin 1977 në këtë shtet të SHBA-ve kishte rënë borë, andaj ka menduar se fotografitë nuk do t’i mjaftonin si kujtim - dhe ka vendosur të ruajë edhe një “copë” të asaj bore.

Ajo e ruan këtë top në frigoriferin e saj si suvenir. Ndërsa fakti se ky top nuk është shkrirë asnjëherë, dëshmon për suksesin elektro-energjetik të këtij vendi, ku rryma nuk është ndalur asnjëherë, madje as në kohët e uraganeve.

Prena dhe bashkëshorti i saj Charles, në vitin 2003, janë shpërngulur në një shtëpi tjetër, ku edhe e kanë marrë me vete topin e borës. /Telegrafi/