LAJMI I FUNDIT:

Operohet njeriu më i trashë në botë

Operohet njeriu më i trashë në botë

Britaniku Paul Mason (48-vjeçar), ish-postier, që tashmë konsiderohet si njeriu më i trashë në botë – është dërguar me urgjencë në spital për t’iu nënshtruar një operimi, që do t’ia heqë “tepricën e kilogramëve”, që seriozisht kërcënojnë jetën e tij.

Mason momentalisht peshon mbi 440 kg, ndërsa këtë peshë e ka fituar duke ngrenë tetë herë më shumë ushqim sesa që i nevojitet njeriut të zakonshëm.

Ky operim do të kushtojë disa dhjetëra mijë funte, ndërsa është vlerësuar se sigurimi shëndetësor i Masonit kushton rreth 100.000 funte në vit – dhe se shpenzimet për shëndetin e tij kanë kushtuar më shumë se 1 milion funte në 15 vjetët e kaluara.

Në vitin 2002, zjarrfikësit kishin thyer një mur të shtëpisë së tij, për ta nxjerrë Masonin jashtë dhe për ta dërguar atë në spital, pasi ishte e pamundur që ai të dilte nëpërmjet derës. Atëherë ai kishte humbur 50 kg – por të cilat i ka shtuar me kalimin e kohës. /Telegrafi/