LAJMI I FUNDIT:

Facebook-u bashkon të dënuarin dhe gardianin e Guantanamo-s

Facebook-u bashkon të dënuarin dhe gardianin e Guantanamo-s

Ish-gardiani i burgut Guantanamo, Brandon Neely, ka vendosur t’i bashkohet rrjetit shoqëror në internet, Facebook, ku më pas ishte munduar të gjente kontakt me ish-kolegët e tij të ushtrisë.

Rastësisht, aty ka gjetur profilin e Shafiq Rasulit, ish të dënuarit në këtë burg, dhe ka vendosur të vë kontakt më të. Ai i kishte dërguar një porosi Rasulit – dhe ishte befasuar kishte marrë përgjigje.

Mesazhi fillestar më pas ishte shndërruar në muhabet të gjatë, për të përfunduar më pastaj edhe me takim sy me sy. Takimin e kishte aranzhuar Gavin Lee, gazetar i BBC-së, i cili për këtë muhabet kishte dëgjuar nga Rasul, i cili tash jeton në Britani.

Kompania mediale BBC ia ka paguar Neelyt biletën e aeroplanit drejt Britanisë së Madhe – në këmbim të mundësisë për të xhiruar takimin mes Nelely, Rasulit dhe një ish të burgosuri tjetër, të quajtur Ruhal Ahmed.


Fjalët e para të Neelyt drejtuar Rasulit ishin se ai dukej ndryshe pa kapele, ndërsa Rasul i është përgjigjur se edhe ai duket ndryshe pa uniformë ushtarake.

Neely u ka premtuar gazetarëve se do t’u rrëfejë për keqtrajtimet që kanë ngjarë në burgun Guantanamo, ndërsa në mesazhin drejtuar Rasulit, i ka kërkuar falje për rolin që kishte pasur në këtë burg. /Telegrafi/