LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë litër gjak për gjysmë litre birrë

Gjysmë litër gjak për gjysmë litre birrë

Qendra për transfuzionin e gjakut në Washington të SHBA-ve u ka ofruar donatorëve potencialë të gjakut “një marrëveshje të mirë” – për çdo gjysmë litre të gjakut të dhuruar, ata kanë fituar gjysmë litre birrë.

Qyteti Tacom ka vendosur t’i joshë donatorët e mundshëm me sloganin – “Dhuroni gjak, fitoni birrë” – ndërsa kjo fushatë është treguar goxha e suksesshme. Sipas mediave lokale – çdo donator mbi 21 vjeç, pasi kishte dhuruar gjak kishte marrë një kupon për gjysmë litre birre.

Restorantet dhe kafiteritë që janë përfshirë në këtë fushatë duhet të presin së paku katër orë para se t’ia ofrojnë donatorit birrën e sponsoruar.

Drejtori i kësaj qendre, Dan Schmitt ka thënë se kjo është vetëm një mënyrë argëtuese e joshjes të donatorëve të gjakut – që është treguar e suksesshme. /Telegrafi/