LAJMI I FUNDIT:

Koha e lirë më e rëndësishme se paga

Koha e lirë më e rëndësishme se paga

Australianët janë të gatshëm të heqin dorë nga 10% e pagës së tyre, nëse do t’iu ofrohej shkurtimi i orarit të punës për 20%, bën të ditur një anketë e realizuar nga Instituti për studimin e kohës së lirë dhe turizmit.

Rreth 33% e të anketuarve janë shprehur se do ta pranonin një ofertë të tillë – ndërsa vetëm 28 e të anketuarve kanë thënë se do ta refuzonin atë.

Duke i analizuar rezultatet e këtij studimi, mund të konkludohet se, para se gjithash, ky model më se shumti u përshtatet femrave, dhe të punësuarve të moshës mbi 50-vjeçe. /Telegrafi/