LAJMI I FUNDIT:

Qyteti me më së shumti nofulla të thyera

Qyteti me më së shumti nofulla të thyera

Në bazë të statistikave të shërbimit mjekësor të qytetit australian Darvin, mund të thuhet se në këtë qytet jetojnë njerëzit më të dhunshëm në botë.

Sipas këtyre të dhënave, mesatarisht në këtë qytet çdo ditë një personi i thyhet nofulla.

Shefi i ekipit të kirurgjisë në spitalin mbretëror në Darvin, Mahiban Thomas ka deklaruar se ai dhe kolegët e tij çdo vit kryejnë mesatarisht 350 operime të frakturave të nofullës – respektivisht 17 raste në 10.000 banorë, që është përqindja më e lartë në botë.

Lëndimet zakonisht ndodhin gjatë vikendit, para lokaleve në qendër të qytetit – ndërsa vetëm të 12 % e pacientëve lëndimet nuk kanë të bëjnë me dehje. /Telegrafi/