LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani përplaset me derrat e egër

Aeroplani përplaset me derrat e egër

Ministria e Transportit e Zimbabvesë ka bërë të ditur se një aeroplan i një avio-kompanie private lokale është përplasur me pesë derra të egër, derisa përpiqej të fluturonte nga aeroporti në Harare.

Siç bëjnë të ditur mediat e Zimbabvesë, aeroplani i kompanisë Air-Zimbabve, që fluron në linjën Harare-Buluvajo, është përplasur me këto shtazë të egra të martën.

Udhetarët dhe ekuipazhi i aeroplanit, gjithsej 34 persona, janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, derisa aeroplani që ka dalë jashtë pistës, është dëmtuar pjesërisht. /Telegrafi/