LAJMI I FUNDIT:

Ndahen në prag të moshës 100 vjeçare

Ndahen në prag të moshës 100 vjeçare

Një çift britanik i ka dhënë fund bashkëshortësisë së tyre, pas 36 vjetësh të kaluara së bashku – dhe atë në prag të moshës 100-vjeçare.

Bertie dhe Jessie Wood janë martuar në Elstree, në Hertforshire, në vitin 1972. Që të dytë edhe me herët kanë qenë të martuar.

Mirëpo, në vitin 2008 martesa e tyre mori kah të gabuar dhe erdhi deri të ndarja.

Fqinjët thonë se zonja Wood tashmë jeton në një shtëpi të pensionistëve, ndërsa zoti Wood ka vdekur në prag të ditëlindjes se 99.


Askush nga familjet e tyre nuk dëshiron të flasë për shkaqet e divorcit.

Rekordin e çiftit më të moshuar në botë, për momentin, e mban çifti francez, Francois Fernandez (103-vjeç) dhe Madeleine Francineau (101-vjeçe). /Telegrafi/