LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje shtëpia e Hitlerit

Del në shitje shtëpia e Hitlerit

Autoritetet komunale të Braunau-am-Inn, vendi austriak ku ka lindur Hitleri, po përpiqet të ndalojë shitjen shtëpisë së tij të lindjes, me frikën se mund të kthehet vend kulti për fanatikët. Por, komuna nuk ka fondet e mjaftueshme për ta bërë vetë blerjen.

Shtëpia e cila jepet për dy milionë euro, ka një sipërfaqe prej 2.000 metrash katrorë dhe është tre kate e lartë.

Pronësia e shtëpisë i është ridhënë familjes Pommer në vitin 1952, pas disa sekuestrimesh që iu është bërë në kohën e luftës.

Gjatë viteve ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme nga bibliotekë publike deri në bankë private, ndërsa aktualisht është qendër për mbajtjen e personave me aftësi të kufizuara. /tch/