LAJMI I FUNDIT:

Shëron pasi të zhytet në baltë

Shëron pasi të zhytet në baltë

Një njeri i shenjtë indian thotë se ai arrin t’i shërojë njerëzit, pasi të zhytet në një basen përplot baltë.

31-vjeçari Avinash Tripathi thotë se balta pranë lumit Ganges, në Varanasi, i jep atij aftësi për t’i kuruar të tjerët.

"Vetëm duke u lidhur me vrazhdësinë e natyrës, njeriu mund të gjejë rrugën drejt shërimit”, ka shpjeguar Tripathi.

Sipas tij, çdo sëmundje mund të shërohet – kur njerëzit lejojnë që toka t’i prekë ata. /Telegrafi/