LAJMI I FUNDIT:

Merr bursë për ndjekjen e fantazmave

Merr bursë për ndjekjen e fantazmave

Një student i quajtur, Callum Cooper, ka fituar bursën unike në botë, me vlerë prej 1.800 funtesh, për ndjekjen e fantazmave dhe për komunikim me njerëzit e vdekur dhe dimensionet paralele.

Fondacioni Parapsikologjik i New Yorkut ka dhënë bursën e parë në historinë e njerëzimit për fenomenet anormale – dhe ajo i ka takuar këtij studenti të Universitetit Northampton.

Ndjekësi i fantazmave këtë bursë e ka fituar nëpërmjet shpërblimit Eileen J. Garrett, që iu ndihmon studentëve të gjejnë dëshmi shkencore për fenomenet e jashtëzakonshme.

Callum planifikon të shkruajë disertacionin për fenomenin – “ndjenja që dikush ju përcjell në vendet publike”. /Telegrafi/