LAJMI I FUNDIT:

Ariu vret dy terroristë

Ariu vret dy terroristë

Dy terroristë të Hezbollahut, që ishin fshehur në një shpellë në Shopian, në jug të Kashmirit, janë vrarë nga një ari, i cili jetonte në atë shpellë.

J. S. Braru, zëdhënës i Ministrisë indiane të Mbrojtjes, ka thënë se dy terroristë kanë qenë duke fjetur kur janë sulmuar nga ariu.

"Ariu i kishte sulmuar terroristët e armatosur dhe i kishte vrarë që të dytë”, ka thënë ai.

Ata janë zbuluar të hënën në mëngjes, kur një patrullë ushtarake kishte kontrolluar brendinë e shpellës në kërkim të terroristëve të dyshuar. /Telegrafi/