LAJMI I FUNDIT:

Gatuhet qoftja më e madhe në botë

Gatuhet qoftja më e madhe në botë

Qoftja më e madhe në botë është gatuar në një restorant, në shtetin verior amerikan, New Hampshire. Qoftja peshon 101 kg dhe është regjistruar në librin e rekordeve botërore Guinees, bën të ditur BBC.

Rekordi i mëhershëm ishte 90 kg, ndërsa ishte regjistruar vetëm disa muaj më parë. Atë e kishin arritur kuzhinierët e hotelit “Ritz Carlton”, në Cancun të Meksikës.

Për ta rrëzuar rekordin e mëhershëm, kuzhinierët e restorantit “Nonni’s”, në Concord, kanë shfrytëzuar përbërjen e njëjtë për ta gatuar qoften – dhe kanë pasur në dispozicion një ditë – ndërsa e plotësuan edhe kushtin që ajo të jetë e shijshme, në fakt të mund të hahej.

Pasi është shënuar në librin e rekordeve, pranorai i restoranit, Matthew Mitnitsky, ia ka dorëzuar këtë qofte kuzhinës popullore në Concord. /Telegrafi/