LAJMI I FUNDIT:

Gëlltit 78 lugë, pirunë e thika

Gëlltit 78 lugë, pirunë e thika

Holandezja Margaret Dalmans, e fiksuar pas gëlltitjes së lugëve dhe pirunëve, është detyruar t’i nënshtrohet operacionit, pasi që ka gëlltitur një komplet lugësh, pirunësh dhe thikash.

Pasi ishte paraqitur në një spital në Roterdam, duke u ankuar me dhimbje të barkut, kirurgët kanë larguar nga barku i Dalmans 78 copë: lugë, pirunë dhe thika.

Mjekët kanë arritur të shohin me anë të rëntgenit se në barkun e 52-vjeçares gjenden një numër i madh i elementeve të kuzhinës, para se të ndërhynin.

“Duket se ajo po vuan nga ndonjë formë e obsesionit dhe secilën herë kur ulet në tavolinë për të ngrënë ushqim, ajo injoron ushqimin dhe ha mjetet për ushqim”, ka thënë një mjek.


Ndërsa, pacientja ka thënë se nuk e di pse ndjen kërkesën për të ngrënë pajisjet e argjendta për ushqim dhe se nuk mund ta ndalojë veten. /Telegrafi/