LAJMI I FUNDIT:

Diplomon në moshë 94- vjeçare

Diplomon në moshë 94- vjeçare

Një grua 94-vjeçare ka diplomuar në drejtësi në Universitetin e Urbinos në Italinë qendrore, ndërsa ka njoftuar se planifikon të vazhdojë studimet e mëtutjeshme.

Këtë e ka konfirmuar rektori i Universitetit të Urbinos, Stefano Pivato, i cili ka thënë se Adriana Ianili mund të jetë shembull për vendosmëri ndaj studentëve tjerë.

“Për përfundimin e temës së diplomës mbi dhunën ndaj grave dhe falë notave të saj nëpër provime, zonjës Ianili ia kemi dhënë notën më të lartë”, ka thënë Pivato për AFP.

94-vjeçarja, e cila tashmë është e diplomuar në gjuhët orientale dhe shkencat politike, planifikon të vazhdojë specializimin në fushën e drejtësisë. /Telegrafi/