LAJMI I FUNDIT:

Gratë e Kuvajtit pajisen me pasaporta

Gratë e Kuvajtit pajisen me pasaporta

Gratë në Kuvajt, në të ardhmen, mund të pajisen me pasaportë, pa miratimin e bashkëshortëve të tyre. Deri më tash një gjë e këtillë ka qenë rreptësisht e ndaluar.

Vendimin për pajisjen me pasaporta e kanë marrë autoritetet e atjeshme.

Kuvajti ndryshe njihet për një sistem më të hapur politik në një rajon jashtëzakonisht konservativ. Gratë e këtij vendi më 2005 kanë fituar të drejtën për të votuar. /rel/