LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ia pret penisin në gjumë

Gruaja ia pret penisin në gjumë

Një mashkull i përgjumur as në ëndërr nuk e kishte parë se gjatë gjumit do të mbetej pa penisin e tij.

Bashkëshortja e tij, me të cilën nuk kishte pasur asnjë lloj fjalosjeje, por që vuante nga çrregullimi psikik, më anë të gërshërve ia ka prerë penisin atij.

24-vjeçari Lu, në qytetin Shangai të Kinës, është zgjuar nga dhimbja e tmerrshme dhe kur kishte parë se çfarë i kishte bërë gruaja e tij, ishte alivanosur.

Fatmirësisht, motra e gruas së tij ka intervenuar shpejt dhe e ka dërguar në spital. Sipas të dhënave nga spitali, me anë të operacionit, mjekët kanë arritur t’ia ngjisin sërish penisin. /Telegrafi/