LAJMI I FUNDIT:

Kërkon divorc, sepse burri e quan Guantanamo

Kërkon divorc, sepse burri e quan Guantanamo

Një grua nga Arabia Saudite ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, pasi ka kuptuar se ai e kishte regjistruar atë në telefonin e tij celular, me emrin “Guantanamo”.

Siç bën të ditur e përditshmja “Vatan” e Arabisë Saudite, 30-vjeçarja nga Xheda e kishte kontrolluar telefonin e bashkëshortit të saj, të cilin ai e kishte harruar në shtëpi, dhe e kishte parë numrin e saj të regjistruar me emrin Guantanamo – që është burgu i famshëm amerikan, ku mbahen të mbyllur të dyshuarit kryesorë për terrorizëm në botë.

Në kërkesën e saj për divorc, ajo ka thënë se, duke e quajtur me këtë emër, bashkëshorti i saj e konsideron atë tirane. /Telegrafi/