LAJMI I FUNDIT:

Ariu në shoping

Ariu në shoping

Blerësit në një dyqan amerikan kanë mbetur të shokuar, kur brenda dyqanit kanë parë një mysafir të paftuar. Një ari ka hyrë nëpërmjet derës automatike dhe ka shkuar në drejtim të frigoriferit të birrave.

Ariu ka hyrë në një dyqan në Wisconsin, për t’u ngjitur më pastaj mbi një friz të lartë 4 metra, ku ka qëndruar rreth një orë.

Pronarët e dyqanit i kanë evakuuar myshterinjtë, për t’i ftuar më pas pjesëtarët e shoqatës për mbrojtjen e shtazëve, të cilët me anë të një serumi e kanë vënë në gjumë ariun, dhe më pas e kanë marrë me vete.

Të punësuarit e këtij dyqani kanë thënë se ariu nuk ka konsumuar alkool, por duket vetëm ka dashur të ftohet në afërsi të frigoriferit. /Telegrafi/