LAJMI I FUNDIT:

Kukulla e Halloween-it bëhet kufomë

Kukulla e Halloween-it bëhet kufomë

Trupi i një 75-vjeçari të vdekur ka mbetur disa ditë i shtrirë në një ballkon në Los Angeles, sepse fqinjët kanë menduar se bëhet fjalë për një kukull Halloweni.

Policia ka gjetur kufomën e Mostafa Mahmoud Zayedit mbi një karrige ballkoni, në katin e tretë të ndërtesës, ndërsa kishte një vrimë nga armë zjarri në kokë.

Fqinjët e kishin parë kufomën qysh para një jave, mirëpo nuk e kishin lajmëruar policinë ngase kishin menduar se bëhej fjalë për një kukull Halloweeni.

Policia është duke e trajtuar këtë rast si vetëvrasje të pastër. /Telegrafi/