LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje nën ujë

Mbledhje nën ujë

Për të sensibilizuar botën për ndryshimet e klimës, qeveria e ishujve Maldive ka mbajtur mbledhjen e parë të saj e zhytur në det.

Mbledhja tridhjetë minutëshe është zhvilluar mëngjesin e sotëm në thëlëlsi prej gjashtë metrash.

Qeveria e arkipelagut koralor u zhyt në brigjet e kryeqytetit Male për të protestuar kundër ngrohjes globale që kërcënon ekzistencën e ishujve Maldive.

Ekzekutivi ka nënshkruar një deklaratë që do t’i dorëzohet Kopenhagës, në ditën e konferencës së OKB-së për klimën. /tch/telegrafi/