LAJMI I FUNDIT:

Alo, policia, më kanë vjedhur marihuanën

Alo, policia, më kanë vjedhur marihuanën

Disa njerëz me të vërtetë nuk dinë çfarë është mirë, e çfarë jo, çfarë guxon të bëhet, e çfarë jo. Një shembull i mirë për këtë është një grua nga shteti amerikan Michigan e cila brenda momentit është kthyer nga viktima në fajtore.

Siç raporton policia, gruaja 54 vjeçare nga Michigan i ka thirrur forcat e rendit dhe ligjit pasi që dikush i ka hyrë me dhunë në shtëpi dhe i ka vjedhur bimët e marihuanës.

Hulumtuesi policor Randy F. Pfau thotë se gruaja ka lajmëruar se dy meshkuj i kanë hyrë me dhunë në shtëpi dhe kanë kërkuar prej saj t’ua jap bimët e mbjella të marihuanës.

Policët të cilët e kanë pranuar thirrjen e saj e kanë arrestuar menjëherë nën dyshimin për kultivim dhe shpërndarje të marihuanës, edhe pse kjo grua ka deklaruar se bimën e kishte kultivuar vetëm për nevoja personale.


Inspektorit nuk ia kujtuar asnjë rast i ngjashëm si ky.

”Njerëzit nuk lajmërojnë policinë kur dikush t’ua vjedh drogën. Ata nuk reagojnë në këto vjedhje, por kjo grua ka qenë e frustruar”, ka deklaruar ai./Telegrafi/